Lëkundje në Shqipëri, tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, ai është ndjerë në distancë 38 km në Veri të Durrësit dhe 26 km në Përendim- Jugpërendim të Laçit.
Thellësia e lëkundjes raportohet 10 km ndërsa epiqendra në Shetaj afër Gjirit të Lalzit. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
Zona ku ka rënë tërmeti nuk është e panjohur për lëkundjet sizmike, pasi ajo ishte ndër më të prekurat në 2019 kur Shqipëria u godit nga tërmeti i fuqishëm 6.4 i shkallës Rihter që la pas 51 viktima dhe mijëra të pastrehë.