Një shpërthim ka ndodhur në një banesë në fshatin Shtëpëzë të Gjirokastrës. Nga ngjarja, fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia lokale ka marrë një telefonatë për shpërthimin, ndërsa forcat e rendit po shkojnë në vendin e ngjarjes. Konfirmohet se bëhet fjalë për shpërthim trit.oli.
NJOFTIMI I POLICISË
Njoftohemi se në fshatin Shtëpëz, njësia administrative Cepo, në banesen e shtetasit F.T. ka shpërthyer një sasi lëndë pla.sëse. Si pasojë, ka dëme materiale, nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.