Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutave. Mësohet se një 41 vjeçar ka humbur jetën nga dora e xhaxhait të tij. Gjithçka ka ndodhur në fshatin Halil në Fushë- Krujë. Personi që ka humbur jetën me ar më zjarri nga dora e xhaxhait të tij, është Julian Halili, 41 vjeç ndërsa xhaxhai Shkelqim Halili, 50 vjec.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 14.03.2020, rreth orës 18:30, në Fushë Krujë, në rrethana ende të paqarta është vr arë me ar më zjarri shtetasi J.H., 41 vjeç,nga xhaxhai i tij shtetasi Sh.H., rreth 50 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie , si dhe grupi hetimor. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori dhe vijon puna për kapjen e tij
Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të vra sjes së 41 vjeçarit. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes