NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO – 50 vjeçari i mori jetën nipin të tij, policia gjen pistoletën me të cilën ai kreu aktin e rëndë…

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë, ato të DVP Durrës dhe të FNSH Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Halil, Krujë, ku shtetasi SH. H., 59 vjeç, për motive të dobëta, i mori jetën me pistoletë nipit të vet, shtetasin R. H., 41 vjeç, organizuan punën për kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë.


Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe prangosja në flagrancë i autorit të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së sotme, të gjithë territorit ku dyshohej se autori kishte fshehur ar mën e zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e ar mës së kr imit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës.