Isa Alibali, ish- drejtor i teatrit “Migjeni”, autor librash dhe mësues pasionant i letërsisë ka ndërruar jetë papritur. Lajmi është dhënë nga djali i tij, Spartaku përmes një postimi në Facebook, ku shkruan: “Arrita te degjoj rrahjen e fundit te zemres tende! E deshe kaq shume Shkodren sa vendose te lësh frymen e fundit ketu. Do jetë teatri “Migjeni” qe do te beje homazhet me date 20 shtator ne ora 10:00 – 13:00 per te dhene edhe lamtumiren e fundit ne ora 13:00 ne varrezat e Shkodres, ashtu sic doje ti vete! Lamtumire Isa Alibali, krenaria jone!”.
Me këtë rast, ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmëve, miqve dhe të njohurëve të profesor Isa Alibalit.