Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në Spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.
I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen. 88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave.