Ka përfunduar procesi i votimit për nënkryetarët e PD- së Shkodër. Pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjen e nënkryetarëve te PD-së Shkodër, ku konkuruan 8 kandidatë, ShkodraWeb mëson se nënkryetarë u zgjodhën:
Në ZAZ nr. 2 Ndoc Ashta
Në ZAZ nr. 3 Vildane Gushta
Në ZAZ nr. 4 Qashif Hoxha
Në ZAZ nr. 5 Arben Lushaj
Për të zgjedhur nënkryetarët, kishin të drejtë vote 37 anëtarë të Kryesisë së PD- së Shkodër, përfshi 25 të zgjedhur dhe pjesa tjetër të kooptuar për shkak të pozicioneve në strukturat qendrore të demokratëve.
Të drejtë vote kishin edhe 3 deputetë të PD- së, pjesë e strukturave demokrate të Bashkisë Shkodër. Sipas informacioneve, ka ushtruar të drejtën e votës deputetja Greta Berdeli.