![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2019/02/sot-minuta.png?x28643)
Nje aksident me pasoja fatale ka ndodhur mengjesin e sotem ne Elbasan. Sipas policise, aksidenti ndodhi në lagjen “Shënkoll”, te qytetit. “Shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë”-njofton policia.
Sipas policise, shtetasi Gezim Keci per fat te keq humbi jeten rruges per ne spital.
Informacion paraprak
Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.