Një aksident fatal, me pasojë humbjen e jetës së një 44-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin. Sipas policisë, aksidenti ndodhi në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit, ku një mjet me drejtues një 23-vjeçar, ka përplasur për v.dekje 44-vjeçaren me inicialet Z.D. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.