Një makinë ka rënë nga një lartësi prej 200 metrash në lumin Shkumbin. Paraprakisht, drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në humnerë.
Informohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës së Murrashit. Informacionet janë paraprake dhe ende nuk dihet për fatin e drejtuesit të mjetit apo nëse në makinë ka pasur persona të tjera.