MINUTA E FUNDIT – Ja si paraqitet situata e përmbytjeve, Bashkia e Shkodrës publikon informacionin e orës 23.00

Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 08.01.2021, ora 23.00.


Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 08.01.2021,ora 23.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

•Hidrometri në Dajç në orën 23.00, shënon kuotën 6.25 m. (Kuota max 6.30 m)

•Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 23.00, shënon 8.25 m. (Kuota max 8.70 m)

•Hidrometri i lumit Drin në orën 23.00, shënon kuotën 7.05 m. (Kuota max 7.50 m)


Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 1799 Ha

ShkodraWeb Channel

1. Tokë e pakultivuar 548 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 1096 Ha

3. Grurë 85 Ha

4. Bimë dekorative 80 Ha

5.Pemtore 2 Ha

Nj.A. Ana Malit

1.Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm

2.Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

3.UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

4.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 810 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

•Tokë e pakultivuar 190 Ha

•Foragjere të dyta, jonxhe 600 Ha

•Grurë 20 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 679 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç ,Pentar), nga të cilat:

•Tokë e pakultivuar 238 Ha

•Foragjere të dyta, jonxhe 306 Ha

•Bimë dekorative 80 Ha

•Grurë 55 Ha

2.Në Nj.A. Dajc është rikthyer energjia elektrike.

3.UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.

4.Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc,Guri Zi

•Tokë e pakultivuar 15 Ha

•Foragjere te dyta,jonxhe 15 Ha

•Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit), Baks i Ri.

•Tokë e pakultivuar 10 Ha

•Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha

2.Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkdoër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht ne fshatin Trush (fusha e Stomes) e Bërdicë e Madhe.

•Tokë e pakultivuar 90 Ha

•Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha

•Grurë 10 Ha

2.Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 12 Ha, në fshatin Zues.

•Tokë e pakultivuar 5 Ha

•Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

•Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraçë

BASHKIA SHKODËR DUKE PARË SITUATËN QË PO PËRKEQËSOHET KA BËRË LAJMËRIMIN E HERSHËM PËR BANORËT QË RREZIKOHEN NGA PERMBYTJA QË TË MARRIN MASA PËR SIGURIMIN E GJËSË SË GJALLË, PRODHIMEVE BUJQËSORE, MJETEVE DHE PAJISJEVE TË NDRYSHME QË MUND TË DËMTOHEN,

KËRKESË PËR KOMISIONIN E EMERGJENCËS CIVILE PRANË PREFEKTURËS SHKODËR.

Nesër për njesinë Ana e Malit është e nevojshme :

-Makinë ushtrie (për transport në rrugën Obot)

-Varkë lundruese (nëse rritet niveli i ujit edhe 50 cm).

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel