(foto ilustrim) Një ngjarje e rëndë ësht verifikuar sot në Elbasan. Një shtetas, i cili ishte zhdukur prej rreth tre javëesh, është gjetur por duke sjellë një lajm të keq për të afërmit. Është gjendur i pajetë në liqen, 55 vjecari qe ishte i zhdukur prej 20 ditesh nga banesa. Trupi i pajete i shtetasit Ibrahim Lala eshte gjetur në liqenin e Fushë- Stud, në njësi administrative Stebleve.
Mesohet se trupi eshte hasur nga turistet e shumte qe vizitojne liqenin, te cilet pasi e pane kane lajmeruar edhe policine. Sipas policise, ai eshte 55 vjecari Ibrahim Lala.
Informacion paraprak
Në liqenin e fshatit Fush- Stud, Librazhd është gjetur një shtetas i mbytur.
Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.L., 55 vjeç, larguar nga banesa para 20 ditësh.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohet shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.