DETAJE/ U tha se Alma i dha fund jetës pas një zënke me të dashurin, del versioni tjetër për fundin e vajzës…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në Tiranë. Një vajzë e re e identifikuar si Alma. Gj ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.

Ajo dyshohet se ka humbur jetën në një taksi, ndërsa fillimisht u aludua se shtetasja Alma Gj. ishte vetëhelmuar pas ndarjes nga dashuri i saj, por mësohen detaje të reja nga historia e të resë.

Burimet  thanë se e reja ka qenë e fejuar dhe pretendimet për vetëhelmim nuk janë aspak të vërteta. E ndjera mësohet se ka qenë me një darkë miqsh së bashku me të fejuarin dhe pas feste, ajo ka marrë një taksi për t’u kthyer në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës për në shtëpi, e reja dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, gjë e cila mendohet se i mori edhe jetën.

Gjithsesi fjalën e fundit për të përcaktuar shkakun e vdekjes së të resë do ta japë ekspertiza mjeko-ligjore.

Loading...