Detaje të reja nga një aksident fatal që ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, ku pas përplasjes së dy makinave nje grua ka humbur jeten dhe 5 persona kane mbetur te dëmtuar. Sipas burimeve mesohet se gruaja qe humbi jeten nga perplasja e forte eshte identifikuar si shtetasja Fatime Braho. Nderkohe qe te lënduar kane mbetur shtetasit:
Kamer Beqiri
Gezim Braho
Ismail Hoxhallari
Florent Hoxhallari
Kristian Hoxhallari
Informacioni paraprak
Ne informacionin e parë zyrtar, policia konfirmoi aksidentin me tre te lenduar.
“Në vendi e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete dhe si pasojë janë dëmtuar 3 shtatas , të cilët janë dërgua në spitalin e Peqit, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia paraprakisht.
Mësohet se makina në të cilën ndodhej viktima, ishin duke u kthyer nga një gëzim familjar, nga Durrësi në drejtim të Korçës ku banonin.