Më datë 13.09.2019, ora 15:40, në qendër të fshatit Theth, Shkodër, duke punuar me një mjet vetshkarkues ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka humbur jetën shtetasi Arjan Curri 32 vjeç, banues në lagjen Mark Lula, Shkodër.
Në vendngjarje është nisur menjëherë grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Sipas informacioneve paraprake, ai po shkarkonte materiale ndërtimi nga mjeti i tij, teksa ka ndeshur në linjat e energjisë elektrike duke humbur jetën.