
Një makinë e parkuar në oborrin e shtëpisë është hedhur në erë natën e kaluar. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë dhe shenjestër ka qenë mjeti në ponësi të shtetasit Afrim Çeku. Ky i fundit mësohet se nuk ka precedent penalë dhe ndonjë problem tjetër. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Zona e Fushë Krujës njihet për ngjarje të tilla, të cilat janë mjaft të shpeshta. Më poshtë, njoftimi i policisë mbi ngjarjen.
Njoftimi i Policisë
Më datë 27.03.2019, rreth orës 23:10 , në fshatin Hasan , Fushë Krujë, në automjetin e shtetasit A.C., të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës së tij , është vendosur një sasi lendë e dyshuar plasëse , e cila ka shpërthyer dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ ëve
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!