
Brenda pak minutave sheshi para Kuvendit është boshatisur nga protestuesit. Ka qenë ish- deputeti Noka ai që ka ftuar protestuesit ti bashkohen në marshim. Në krye ka qenë Basha dhe Kryemadhi, ndërsa në pak minuta kordoni policor ka qenë i vetmi në shesh. Nuk është e qartë se si do të vazhdojë marshimi, por sipas gjasave Basha do tu prijë protestuesve drejt selisë së PD-së, ku do të bëhet edhe mbyllja e protestës së rradhës së Opozitës së Bashkuak. Më herët, protestuesit tentuan disa herë të çajnë kordonin policor për t’iu drejtuar sallës së Kuvendit por janë ndaluar nga policia.








