Pas më shumë se 5 orëve nga afati i paralakmëruar, Gjykata ka dhënë tashmë vendimin për ish- ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Pas një pritje prej mëse 3 orësh, Tahiri është njohur me vendimin e “togave të zeza” për të.
Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar e ul në 8 vite për tre akuza mjaft të rënda. Gjykata e përbërë nga trupi gjykues me Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, ka vendosur që ish- ministri i brendshëm të dënohet për shperdorim detyre me 5 vjet burgim, i cili i konvertohet në 3 vite në “shërbim prove”. Dy akuzat e tjera, i bien.