![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2019/06/forca-renea.jpg?x28643)
Efektivë të FNSH dhe RENEA kanë nisur që në orët e para të mëngjesit kontrolle në shkallë të gjërë në disa zona të Shkodrës. Raportimet vijnë nga qytetarë, të pranishëm gjatë zhvillimeve të këtyre operacioneve.
Sipas këtyre raportimeve, kontrolle po kryhen në zonën e Velipojës dhe në zonën e Dobraçit. Bëhet me dije se është arrestuar një bisnesmen shumë i njohur në Shkodër.
Operacioni është zhvilluar paralelisht në Shkodër dhe në Tiranë, ku ka të arrestuar policë dhe prokurorë. Pritet që në orët në vijim, Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për këto operacione, qëllimet dhe rezultatet e tyre.