Skip to content
9 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

MINUTA E FUNDIT/ Dorehiqen ministrat teknike te PD-se, kompetencat zevendesministrave

ShkodraWeb 16 August, 2017
Tre muaj pas marrëveshjes “Rama-Basha”, ministrat teknikë të Partisë Demokratike bënë aktin formal të largimit nga Qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes për të monitoruar nga afër sjelljen e administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre.
Partia Demoratike thotë se ky nuk është një objektiv i arritur, sepse sipas kreut të saj Lulzim Basha, Edi Rama i kishte blerë zgjedhjet përpara arritjes së marrëveshjes.
Megjithatë, ministrat teknikë qëndruan në detyrë edhe gati dy muaj pas zgjedhjeve për të hartuar raportin për standardin e zgjedhjeve.
Top Channel mësoi se raporti ka përfunduar dhe menjëherë pas tij, ministrat kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet. Për ta bërë këtë, ata nuk i ka penguar mungesa e kryeministrit për shkak të pushimeve, sepse as zëvendëskryeministrja dhe as ministrat teknikë nuk u takuan asnjëherë këto 3 muaj me kreun e qeverisë ku bënin pjesë.
Hallka lidhëse ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, nëpërmjet të cilit kalonin vendimet dhe kryhej komunikimi për funksionimin e tyre. Përpara se të jepnin dorëheqjen, disa prej ministrave teknikë i kishin kaluar më parë kompetencat te zëvendësministrat përkatës: ministri i Brendshëm, i Shëndetësisë dhe ajo e Financave.
Por me përfundimin e raportit për zgjedhjet, duke dhënë dorëheqjen, përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Qeverinë “Rama” rrëzojnë çdo tezë për një bashkëqeverisje Rama-Basha, për të cilën kreu i opozitës është sulmuar edhe nga kritikët e tij brenda Partisë Demokratike./Top Channel
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Koordinatori i LSI-se ne Shkoder merr ne mbrojtje vajzen qe mund te behet keshilltare e presidentit Meta
Artikull pasardhës: FOTO/ Berisha kap “mat” shefin e OSHEE me pushime ne nje resort luksoz

TË FUNDIT

gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
salianji vlore

VIDEO – “Opozita nuk duhet të funksionojë si një’ klub i mbyllur shokësh’”, Ervin Salinji kritika Berishës nga Vlora

ShkodraWeb 8 March, 2026 0
ditmir bushati ramir haderi 2026

Socialistët polemika edhe për ngjyrën e shkollave, Ramir Hadëri i përgjigjet ish- ministrit Ditmir Bushati

ShkodraWeb 8 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.