Situata është perkeqesuar ndjeshëm në fshatin Kuç të Gurit të Zi në Shkodër. Sipas raportimeve të banorëve në ShkodraWeb, niveli i ujit është rritur ndjeshëm, duke hyrë edhe në shtëpia.
Ndërkohë, po rrezikohet edhe gjëja e gjallë dhe po bëhen përpjekje edhe për largimin e tyre nga zonat e mbuluara nga uji tashmë. Siç shihet në foto, banorët po përdorin mjete lundruese për të ikur nga shtëpitë.
Situata nuk paraqitet e mirë aq tek Harku i berdicës në hyrje të qytetit të Shkodrës. Uji ka dalë në rrugë duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Krahasuar me vitet e kaluara të përmbytjeve, kur uji del tek Harku i Berdicës, po shkarkohen sasi të mëdha uji nga HEC Vau Dejës, në rendin e 2500- 3000 m3 për sekondë dhe jo 1300 siç deklaron KESH.
Është emergjente që strukturat në nivel qarku dhe bashkie, të nisin punën për të ndihmuar banorët në rrezik, nga na atjetër, të marrin masa për strehimin e ushqimin e tyre.