
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin D. A., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. R., 65 vjeç dhe I. B., 57 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën duke ndërtuar pa leje, në Velipojë.