![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/05/aksident-motor-lezhe-milot-vere.jpg?x28643)
Një aksident fatal raportohet se ka ndodhur para pak minutave në aksin Lezhë- Shenkoll. Sipas informacioneve paraprake, një motork ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Raportohet se drejtuesi i motomjetit, i identifikuar si Pash Deliaj, rreth 40 vjeç, ka ndërruar jetë nga përplasja e fortë. Sipas informacioneve paraprake, 40 vjeçari punonte polic në burgun e Shënkollit.
Policia është në vendngjarje dhe po heton lidhur me rrethanat e aksidentit. Pritet komunikata zyrtare e policisë së Lezhës për ngjarjen e rëndë.