Skip to content
16 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ministrja Nikolli si shefi i saj Rama: Akademia ka humbur çdo funksion të ekzistencës

ShkodraWeb 5 September, 2017
ramanikolla
Nga Lindita Nikolli
Kush e komenton mbrapsht politikisht, mediatikisht apo inatçorisht deklaratën e djeshme të Kryeministrit mbi Akademinë e Shkencave, si një reagim momental, është në rastin më të mirë i painformuar. Kryeministri është angazhuar prej kohësh në një dialog me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Në takimin e realizuar në kryeministri, në maj 2016, me akademikët dhe përfaqesuesit e Ministrisë së Arsimit e Sportit, ai ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformimit të institucionit dhe ka kërkuar përulesisht kontribute me shkrim nga vetë akademikët.
Po ashtu, ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhim të plotë në këtë dialog, ku fatkeqësisht pritëm gjatë për një kontribut konkret dhe të vlefshëm nga ana e Akademisë së Shkencave, por që nuk erdhi kurrë.
Sidoqoftë, ne kemi vijuar punen tonë ne tri drejtime:
a. Shkrimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Kërkimit Shkencor, Tekonologjisë dhe të Inovacionit, për vitet 2017-2022;
b. Përgatitjen e Dokumentit Politik për Reformimin Institucional të Kërkimit Shkencor;
c. Përgatitjen e Draft-Ligjit të ri per Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin.
Produktet e punës, në të tri këto drejtime, flasin vetë dhe, me fillimin e punës së qeverisë së re, do të dalë në pah edhe pseja e deklaratës së djeshme të kryeministrit, të cilën e mbështes plotësisht, si të gjithë ata që e kanë ndjekur nga brenda ecurinë e këtij procesi. Të njëjtën bindje me kryeministrin ndajnë edhe persona të tjerë, publikisht të rreshtuar më shumë se sa një herë kundër qeverisë.
Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni.
Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Rama flet per “media kazani” por kazanet perdoren per raki ne burgje
Artikull pasardhës: Magazine droge ne Athine, bien ne pranga edhe 2 shqiptare

TË FUNDIT

rama gjkko 2026

DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
gurakuqi karakaci 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Ministrat edhe drejtues politikë, një praktikë që duhet të anullohet menjëherë

ShkodraWeb 6 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 prill 2026… 16 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 prill 2026… 16 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 prill 2026… 16 April, 2026
  • IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti… 15 April, 2026
  • EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari… 15 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit 15 April, 2026
  • NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi… 15 April, 2026
  • 59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh… 15 April, 2026
  • FOTO TË RRALLA ME NGJYRA – 15 prill 1979, termeti që zgjoi frikshëm Shkodrën, në kujtesën e drejtuesit lokal komunist të kohës 15 April, 2026
  • DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim 15 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 prill 2026…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 prill 2026…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 prill 2026…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0
menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.