Ministrja Kodheli reagon pas shkrimit ne “Rilindja demokratike”: Kujdes, mos digjeni vete!

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka reaguar ne Facebook per nje shkrim te botuar nga gazeta e PD “Rilindja demokratike”, shoqeruar nga nje foto e saj me rroba banjo. Kodheli shkruan: Mjerimi i një fundkazani si gazeta RD është vërtet për të ardhur keq. E lindur si shprehje e lirisë së fjalës, prej vitesh, kjo gazetë, është kthyer në një banalitet, ndaj dhe askush se merr seriozisht. Vërej me keqardhje që ditet e vapës i kanë bërë akoma më të tollovitura kokat e nxehta të atyre që i kanë mbetur akoma në punë kësaj gazete pa sherbet, por me shumë rrena dhe helm brenda.
Zyra e MM është një zyrë shteti modeste, por brenda standardeve NATO, kur vjen puna për sigurinë. Një nga klasat e Akademisë u transformua në zyrën e MM, por asnjë qindarkë nuk i është marrë parave të buxhetit të Ministrisë.
Një këshillë faqosëve të gazetës: tjetër herë mos i ngatërroni zjarret e vapës me ato të Gërdecit se mund të digjeni edhe vetë! /ShkodraWeb/