Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klsoi, u ka dërguar një letër kryetarëve të Bashkive bregdetare, të cilëve u kërkon të marrin masa për sigurinë në plazhe gjatë sezonit turistik.
Në letrën e tij, Klosi i kërkon kryebashkiakëve të ndërpresin kontratat me privatët që nuk zbatojnë ligjin për sigurinë në plazhe.
“Merrni masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare. Ligji është i qartë. Ndërprerje e kontratës për këdo nuk zbaton ligjin. Keni përgjegjësinë për zbatimin rigoroz të ligjit për sigurinë në det. Ndërprisni kontratat me subjektet që nuk garantojnë sigurinë në plazhe. Nxisni organet hetimore të nxjerrin përgjegjësit për humbjen e 3 jetëve javën e kaluar”, thuhet në letër.
Keni përgjegjësinë për zbatimin rigoroz të ligjit për sigurinë në det, u ka kujtuar Klosi 12 kryebashkiakëve.