Pasi zgjodhën sekretarët e Përgjithshëm, ministrat e rinj të Qeverisë “Rama 2” kanë zgjedhur edhe këshilltarët mediatikë, ata që do bëjnë lidhjen dhe rakordimin me mediat.
“Panorama” publikon listen me emrat e tyre, ne te cilen shihet lëvizje keshilltaresh brenda perbrenda qeverise, kalime nga njera ministri tek tjetra. Keshtu, Glevin Dervishi qe ka qene te Ditmir Bushati, ka kaluat tashme te zevendeskryeministrja Senida Mesi.
Edlira Prendi, keshilltarja e Kodheli, ka kaluar keshilltare te ministri Bushati.
Albana Qehajaj, qe deri ne mandatin e pare ka ka qene te ish ministrja Gjermeni, tashme do te jete keshilltare te Mbrojtja, te ministrja Olta Xhacka.
Keshilltari i Peleshit, dje si numri dy i qeverise, Fatjon Hoxhalli, do te vazhoje po te Peleshi, po kete radhe ne postin e tij te ri, te Bujqesia.
Hyrje e re eshte Ana Shkreli, vajza e ish deputetes socialiste, Ledi Shamku, e cila eshte caktuar keshilltare e ministres se Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes, Sonila Qato.
Pa keshilltare deri tani kane mbetur ministri per Diasporen, Pandeli Majko dhe ministra e Drejtesise, Etilda Gjonaj.
Emrat e këshilltareve
Senida Mesi- Glevin Dervishi
Ditmir Bushati- Edlira Prendi
Olta Xhaçka- Albana Qehajaj
Fatmir Xhafaj- Ardi Bita
Arben Ahmetaj- Alba Caroshi
Damian Gjiknuri- Dardan Malaj
Lindita Nikolla- Denisa Ruzi
Mirela Kumbaro- Jonida Hitoveizi
Niko Peleshi- Fatjon Hoxhalli
Ogerta Manastirliu- Etiola Kola
Blendi Klosi- Rovena Moçka
Sonila Qato- Ana Shkreli
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu