Mesazhi i shkrimtarit te njohur shkodran per Moikom Zeqon

Shkruan ne Facebook Zija Vukaj, shkrimtar dhe perkthyes i njohur: Me ushqen Moikom Zeqo me kulturën oqeanike dhe freskinë e shpirtit të pastër prej fëmije kerubin. Ashik i Shkodrës, i Migjenit, i Skënder Drinit, i të gjitha vlerave që trashëgimia jonë ka prodhuar ndër shekuj. I ka njohur dhe adhuruar, por më shumë se kushdo tjetër i ka zbuluar dhe vazhdon t’i zbulojë edhe nga harresa dhe pluhuri i shekujve që nga muzgu i kohës dhe thellësitë e ujit fizik dhe të atij të harresës. Nuk i bëzaj. I lexoj shkrimet e tij dhe them me vete: “Nuk jemi popull i vogël, lavdi Zotit që kemi shpirtra të tillë!”, perfundon statusin ne Facebook shkrimtari dhe perkthyesi i njohur Zija Vukaj. /ShkodraWeb/