Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndërhyrë në emisionin “Studio e Hapur” në News24 për të folur për reagimet ndaj deklaratave të tij si në media ashtu edhe nga politika. Ai tha se nuk ka çuar mesazhe të koduara dhe nëse do ketë nevojë të çojë mesazhe do t’i çojë drejtpërdrejt. Lidhur me deklaratën e Ramës se është rritur nën hijen e tij, Tahiri tha se është privilegj për të që ka punuar me Ramën.
E keni fjalën që ne po deformojmë, nuk ishte mesazh i koduar?
Jo aspak, unë kur kam për të çuar mesazhe e çoj në mënyrë të drejtpërdrejt skam nevojë për kode.
Unë nuk besoj që autorësinë e fjalorit të gjuhës shqipe mund ta mbajë një nga ne. Është një shprehje dhe vetëm kaq. Përpjekja jo vetëm e juaj për t’i dhënë nuanca mistike është e tepruar.
Po thoni që nuk keni mesazh për askënd?
Kur ta kem di si ta bëj. S’kam nevojë për mesazhe të koduara.
Pra edhe mund ta keni?
Unë tu përgjigja. Ky nuk ishte rasti,.
Rama tha që më vjen për të qeshur, thotë që jeni rritur nën hijen e tij. Keni një koment?
Jo, s’kam asnjë koment.
E pranoni që jeni rritur nën hijen e Edi Ramës?
Sigurisht që kam punuar me të dhe s’kam arsye ta mohoj. Nëse kjo quhet se jam rritur nën hijen e tij apo në rrezen e diellit… Për mua është privilegj që kam punuar me të.
Keni frikë nga arrestimi?
Kam frikë vetëm nga gënjeshtra dhe jo e vërteta.
Kurban i negociatave?
Nuk më shqetëson kjo. Nuk besoj që kjo është edhe e mundur të ndodhë.
Unë di të vërtetën time dhe jam i përkushtuar për të vërtetën time.. Rrethanat e tjera janë të parëndësishme.
Do ktheheni në politikë?
Nuk kam ikur.