Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Tërbohet” Tahiri: “Mijëra djem nënash vuajnë varfërinë dhe gjithçka tjetër nga qeverisja e 30 viteve të bij ku*vash!

ShkodraWeb 19 April, 2018
tahiriKuvend18

Duke iu referuar deklaratave të sotme dhe gjuhës së përdorur sot nga Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm shpjegoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan se përgjatë 6 muajve mungesë në Parlament, persona të tjerë i kanë bërë gjyqin publik. Gjatë një lidhje telefonike, ish-ministri i Brendshëm tha se deklaratat e tij ditën e sotme nuk ishin kërcënim për askënd dhe as për Kryeministrin Edi Rama. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse deklarata e tij ishte mesazh i koduar, Tahiri theksoi se prej 6 muajsh i është bërë “gjyqi publik” nga kushdo në Parlament dhe jashtë tij, e tani i intereson të dalë e vërteta.

“S’mund të hidhni fall për arsyen pse kam shkuar unë në Kuvend apo arsyen nëse kam kërcënuar unë Edi Ramën apo këdoqoftë. E para nuk e kam në kulturë të kërcënoj, e dyta nuk e kam në mënyrën time të të bërit të gjërave t’i jap mesazhe njerëzve në çdolloj rruge përveçse të drejtpërdrejtë, e treta kam gjithë të drejtën time të flas në Parlament dhe jashtë për gjithçka kam dëgjuar përgjatë 6 muajve që kam qëndruar në heshtje. Ju kam dëgjuar dhe ju, pafundësisht më keni bërë gjyqin, siç kam dëgjuar edhe në Parlament Saliun, Lulin, kam dëgjuar këdo tjetër që më ka bërë gjyqin moral. Unë këtë nuk e pranoj. Për hir të respektit ndaj sistemit të drejtësisë, meqë unë sot jam në hetim, për hir të parimeve të mia nuk jam marrë kurrë me prokurorë dhe gjyqtarë që nga momenti kur unë jam vënë nën hetim. Por kjo nuk do të thotë që Saliu, Luli e kushdo tjetër të më bëjë gjyqin moral. Këtë unë nuk e pranoj në asnjë rast”.

Sërish ish-ministri i Brendshëm ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke iu referuar togfjalëshit të sotëm “bir k**ve”.

“Jam i bindur që sado ta interpretoni ju, këtë që thashë unë sot e thonë njerëzit më shumë. Në qoftëse unë jam një bir nëne që kam 6 muaj duroj lloj-lloj akuzash dhe lloj-lloj shpifjesh në kurrizin tim, unë të garantoj që në popull ka mijëra djem nënash nga qeverisja e 30 viteve të bij ku***sh, vuajnë varfërinë dhe gjithçka tjetër”.

Sa i përket hetimit ndaj tij për përfshirje të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahiri theksoi se gjatë 4 viteve të punës si ministër i Brendshëm, kultivimi i kanabisit ka qenë më i ulët krahasuar me një vit të Qeverisjes Berisha.

“Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt, edhe mund të kem gabuar. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke dalë atje dhe duke thënë çdo lloj gjëje. Kryeministri dhe ministri i Brendshëm sot mund ta konsiderojnë si të duan. Katër vite kur kam qenë unë në detyrë, kultivim hashashi ka qenë më pak se 1 vit i Berishës. Mua nuk më intereson askush dhe asgjë përveç të vërtetës. Shpresoj të vijë dita të mbyllet dhe të dalë e vërteta ime. Unë kam heshtur dhe i kam lënë rrugë drejtësisë”, tha ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”./Klan

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: A u kërcenua nga Tahiri, Rama përgjigjet: Ai është rritur nën hijen time, më bëb për të qeshur…
Artikull pasardhës: Mesazhe të koduara për Ramën? Tahiri flet përsëri sonte: Kur të kem di si t’i bëj…

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët… 16 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.