Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Mes tyre persona me precedentë kriminalë”, ‘Daily Mail’ zbardh fluturimin ‘sekret’ të deportimit të shqiptarëve nga Anglia

ShkodraWeb 11 November, 2022
deportim rinas

Britania e Madhe ka deportuar në mënyrë sekrete 22 shqiptarë, mes tyre persona me rekorde kriminale dhe emigrant të paligjshëm. Kështu shkruan media britanike, Daily Mail, ku theksohet se ky fluturim ishte mbajtur shumë sekret.

22 shqiptarët kanë mbërritur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Ky është një veprim që vjen menjëherë pas deklaratave të sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman e cila e ka cilësuar numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë si një “pushtim”.

Mësohet se shumica e shqiptarëve të dëbuar u dërguan me furgona të blinduar drejt aeroportit nga ku u nisën drejt Shqipërisë. Bëhet me dije se mes të deportuarve përveç personave me rekorde kriminale, kishte edhe emigrantë të pagligjshëm të cilët nuk kishin kërkuar azil por ishin kapur në ilegalitet.

Për t’u dëbuar drejt Shqipërisë, janë caktuar edhe shumë shqiptarë të tjerë të cilët ndodhen aktualisht në kampe teksa janë kapur pasi kanë mbërritur me gomone në brigjet britanike.

Të paktën njërit prej atyre që do të largohej, iu dha një mundësi qëndrimi në minutën e fundit pasi një avokat me bazë në Londër e fitoi me sukses çështjen duke thënë se duhej “më shumë konsideratë” nga Zyra e Brendshme. Të 22 personat e tjerë u dërguan më pas në një stacion policie në Shqipëri, por ende nuk ka një raportim zyrtar nga institucionet shqiptare.

Debatet mbi emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Britaninë e Madhe kanë qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit. Ndaj deklaratave të bëra nga sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, ka reaguar kryeministri, Edi Rama i cili tha se pjesa më e madhe e shqiptarëve që ndodheshin në Britaninë e Madhe punonin rregullisht dhe paguanin taksat përkundër nga çfarë pasqyrohej në mediat britanike.

Ndërkohë, ditë më parë, u raportua për një marrëveshje historike mes Britanisë së Madhe dhe Francës sa i përket frenimit të emigracionit të paligjshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Në 10 vjet u përgjysmua numri i nxënësve në Shkodër”, deputetja Emilia Koliqi denoncon situatën në arsim
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Parashikimi i fatit për ditën e shtunë, 12 nëntor 2022, çfarë ju kanë rezervuar yjet…

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.