Skip to content
26 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

Merre me të qeshur Rudina…

ShkodraWeb 4 years ago

Mos u mërzit Rudina, se është vetëm fillimi. Konsideroji si përkëdhelje këto që po të thonë sot, se shumë shpejt do të vijë dita kur do të sulen shumë herë më keq. Por mbase deri atëherë edhe ti do të jesh imunizuar dhe nuk do t’u kushtosh më asnjë rëndësi.

Mos u çudit që këtë muajin e fundit nuk po ta kuptojnë shqipen tënde, as kur të ndërrojnë germat e fjalimit tënd, madje duke e shoqëruar me video, në të cilën dëgjohet qartazi që ti e ke shqiptuar ndryshe. Por ata e kanë vendosur që ti e ke thënë gabim, ngaqë ke probleme me artikulimin, dhe të guxojë njeri t’u thotë që kjo nuk është e vërtetë, sepse janë gati t’i kthehen edhe atij.

As kur të lexosh se ka zëra që thonë se në emisionin e fundit tek Top Channel ke vajtur e dehur, edhe nëse ti ndoshta mund të mos kesh vënë kurrë ndonjëherë alkool në gojë. Mos u lodh të kërkosh se nga i kanë dëgjuar ato zërat, sepse jetojmë në kohëra digjitale, ku gjithçka është e mundur. Rëndësi kanë vetëm klikimet, por kurrësesi e vërteta.

Natyrisht, duhet të mësohesh me përmendjen gjithnjë e më të shpeshtë të babait tënd, për të cilin do të hiqen si të prekur dhe lënduar njerëz, që nuk kanë pasur as fatin dhe as mundësinë t’i japin dorën, qoftë edhe një herë të vetme. Nuk e kanë për herë të parë dhe as për të fundit që betohen për gjakun e tij.

Dhe nuk duhet të habitesh edhe nëse dikush prej tyre do t’i kthehet apo përvishet edhe babait tënd të ndjerë, i cili nuk ka mundësi të përgjigjet. Mund ta fajësojnë apo rifajësojnë për historitë e tij të vjetra, por mund t’i kërkojnë edhe llogari pas vdekjes për “gabimet” e tua të muajit të fundit.

Merre me të qeshur Rudina! Se nuk i ke shqetësuar për atë që je dhe, as për atë që di apo je e aftë të thuash. Por është fare e qartë se i ke tronditur me vendimin që ke marrë dhe me qëndrimet që ke shpallur.

Ndaj konsideroje si një provë të mjaftueshme se ke bërë gjënë e duhur dhe, ec përpara! /Nga Astrit PATOZI, ish- nënkryetar i PD/

Continue Reading

LAJM PARA: “Më autoritar, më arrogant dhe më jo transparent”, Edi Rama i përgjigjet akuzave të Elez Biberajt të “Zërit të Amerikës”…
LAJM PAS: OPINION/ Qeveria Rama po rikthen burgjet politike, egërsi militante për të ndaluar…

TË FUNDIT

NGA FLUTURA AÇKA – Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi…!
  • Kryesore

NGA FLUTURA AÇKA – Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi…!

10 hours ago
NGA MITRO ÇELA – Luizi ka vetëm një armë: mendjen! Ndaj populli befasohet, nuk di me kë ta krahasojë…
  • Kryesore

NGA MITRO ÇELA – Luizi ka vetëm një armë: mendjen! Ndaj populli befasohet, nuk di me kë ta krahasojë…

2 days ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

2 days ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…
  • “Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër
  • “Perspektiva të reja për ta bërë këtë zonë vitale”, përfundon asfaltimi i një tjetër rruge në Malësi të Madhe…

TË FUNDIT

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…
  • Kryesore

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…

1 min ago
“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Aktualitet

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve

2 hours ago
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • Aktualitet

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…

2 hours ago
BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • Kryesore

BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.