Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Merkatoja e Vllaznise, ja kush pritet te vije pas Edon Hasanit…

ShkodraWeb 31 July, 2017
Ka mjaftuar afrimi i Edon Hasanit te Vllaznia, që në kampin shkodran të rikthehet optimizmi dhe të funksionojnë mekanizmat për prurjet e reja. Pas ish-mesfushorit të Kukësit, në klubin kuqeblu po presin përgjigjen përfundimtare nga Gilman Lika. Gjithashtu drejtuesit dhe stafi po punojnë maksimalisht për arritjen e marrëveshjeve për rinovimin e disa lojtarëve të rëndësishëm. Disa prej tyre janë duke kryer bisedimet përfundimtare për të vazhduar “martesën” me shkodranët.
GILMAN LIKA
Pas Edon Hasanit, një tjetër lojtar shkodran pritet që t’i thotë po Vllaznisë dhe të bëjë rikthimin në kampin kuqeblu. Lika ka qenë në fokusin e drejtuesve prej disa kohësh, ndërkohë që ai vetë ka pasur oferta të tjera për të ardhmen e tij. Ende nuk ka vendosur se ku do të shkojë, por sigurisht që ka marrë seriozisht edhe ofertën që i është bërë nga skuadra e Vllaznisë.
Madje, gjatë këtyre ditëve është parashikuar edhe një takim apo bisedime intensive për t’i dhënë zgjidhje çështjes në fjalë. Asnjë nga palët nuk ka thënë se deri në çfarë pike kanë avancuar bisedimet, por këtë javë do të vendoset gjithçka. Një afrim i tillë do të ishte zgjidhja më e mirë për drejtuesit e ekipit, jo vetëm për krahët e mesfushës, por edhe për të qenë një nga sulmuesit e mundshëm në sezonin e ardhshëm.
AFRIMET E TJERA
Drejtuesit e klubit do të vijojnë punën për gjetjen e disa lojtarëve të tjerë për të forcuar Vllazninë për vitin që vjen. Po mësohet se kërkimet po vazhdojnë për të gjitha repartet për të bërë të lumtur trajnerin Cungu. Nëse arrihet marrëveshja me Likën dhe me transferimin e Hasanit, mund të thuhet se merkatoja në repartin e mesfushës ka përfunduar.
Në portë dhe në mbrojtje, duket se Vllaznia ka mjaftueshëm alternativa për të përballuar edhe sezonin e ardhshëm dhe gjatë kësaj kohe pritet që të afrohet ndonjë lojtar për repartin e avancuar. Përpara disa javësh u diskutua se situata të Vllaznia është kaotike dhe nuk ka vend për optimizëm, por duket se gjithçka është rikthyer në normalitet. Pavarësisht largimeve të rëndësishme, duket se drejtuesit dhe trajneri janë optimistë për plotësimin e grupit me elementë cilësorë./panoramasport/

Post navigation

Previous: Vetevaret ne burg 48-vjecari
Next: Pas video skandalit, flet babai i nuses qe u kap ne shtrat me te dashurin…

TË FUNDIT

cape verde 2026

Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente

ShkodraWeb 15 June, 2026
gjermani korasao 2026

Gjermania vijon të shkruajë historinë në Botërore, 7 gola edhe ndaj modestëve Kurasao, hera e tretë këtë shekull

ShkodraWeb 14 June, 2026
kupa botes 2026

BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit…

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026
koceku avokat bajraj 2026

“T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,,

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.