Barcelona nxjerr ne shitje yllin e mesfushes, alarmohet Mourinho…

Trajneri i ri i skuadrës, Ernesto Valverde thuhet se ndjen se gjigantët e La Ligës kanë shumë mesfushorë në skuadër.
Manchester Unitedi është duke u lidhur me mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes. Sipas gazetës spanjolle Marca, Barça mund të zgjedhë të largojë yllin portugez, Gomes, gjatë muajit të ardhshëm, gusht.
Dhe prandaj ai është i gatshëm ta shesë atë në mënyrë që të rrisë disa fonde shtesë nga transferimet për t’u forcuar diku në pozitat tjera.
Jose Mourinho është një tifoz i madh i 23-vjeçarit Gomes, dhe besohet të jetë duke e monitoruar situatën me kujdes.
Vlen të theksohet se Unitedi gjithashtu ka arritur marrëveshje transferimi për mesfushorin Nemanja Matic, i cili erdhi nga Chelsea për 40 milionë funte apo rreth 45 milionë euro./balkanweb/
Loading...

ShkodraWeb Staff

E Verteta nuk negociohet!