Merkato tek Vllaznia nuk ka përfunduar, drejtori Djarmat: Do marrim edhe një mbrojtës të majtë…

Vllaznia ka firmosur sot me sulmuesin 20 vjeçar shkodran Mehdi Çoba por nderkohe eshte ne pritje edhe te perforcimeve te tjera me te cilat do te blindoje skuadren per sezonin e ri.


Por nese per dy sulmues ka dite qe flitet, supriza eshte futja ne merkato serish edhe per nje mbrojtes te majte. Kete e ka bere te ditur drejtori sportiv Matko Djarmati qe ne nje prononcim per “Shkodra Sport” eshte shprehur:

“Ne kemi mbyllur marreveshjet me dy lojtare te tjere me te cilet pasi te firmosim besoj se do te mbyllim merkaton per kete repart, megjithate do shohim mundesine per te gjetur edhe nje mbrojtes te majte.

Ne e kemi nje lojtar shume te mire ne kete pozicion (Isaevski) por na duhet edhe nje alternative dhe per momentin nuk e kemi ne skuader prandaj do te shohim ta gjejme deri ne fund ne menyre qe ta plotesojme edhe kete pozicion me dy lojtare”.

Ne kete menyre, duket se deri diten qe do te lejohen federimet, Vllaznia do te jete ne merkato sepse drejtuesit e saj duken shume te vendosur per te plotesuar çdo kerkese te stafit teknik.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!