
Drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati shprehet se është ende herët për të folur për titullin kampion. Në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, zyrtari i klubit shkodran theksoi se skuadra dhe klubi mendon për ndeshjen e radhës me Teutën. Ai shtoi se Tiranës i mungon në këtë sfidë sulmues me peshë si Kale, Ngo, etj, që kanë realizuar së bashku 60 gola.
“Mendoj për ndeshjen me Teutën. Titulli është shumë larg, asnjë nga drejtuesit dhe stafi nuk e ka përmendur. Pastaj do e tregojë koha. Më vjen keq për Tiranën.
Kemi filluar një projekt, uroj ta mbyllim me sukses. Jemi një staf komplet i ri nga presidenti deri te lojtarët. Nuk kemi mundësi të bënim shumë për 4 muaj. Do punojmë me qetësi, na duhet pak kohë, është mirë kur punon në këtë atmosferë.
Është një peshë e madhe në futbollin shqiptar Tirana. Tani kemi presion pozitiv, nuk është negativ. E kemi studiuar shumë Tiranën. Tiranës nga vjet i mungojnë nga vjet 60 gola Kale, Ngo.
Atë dhjetë që tha Xhaferri, mos e ka patur për 10 milionë lekë premio. Ai premtoi se do jepte 6 milionë lekë. Lojtarët kanë kërkuar dhjetë milionë lekë premio, të shikojmë çfarë të bëjmë. Xhaferri është nga tifozët më të zjarrtë te Vllaznia. Ka çuar basketbollin shkodran në nivelet më të larta. Tani që nuk do ketë kampionat basketbolli, gjithë përqëndrimi do jetë te futbolli. Është pranë skuadrës në çdo moment, në stërvitje. Është person pozitiv, sheh gjithmonë anët e mira.
Kam 20 vjet eksperiencë më shumë se Albani në futboll. Duhet të jemi me këmbë në tokë. E ka përmendur dhe vetë që interesi është te ndeshja me Teutën”, deklaroi Djarmati.