MBYLLJA E LOJRAVE TË FATIT/ Baba Mondi mesazh për Ramën: Shumë mirë bëre, por tani hap vende pune…

Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve, Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj e vlereson shume pozitiv vendimin e fundit te qeverise, per mbylljen e lojerave te fatit dhe te basteve, por ka edhe nje mesazh per kryeministrin Rama.

“E vlerësoj këtë vendim nga kryeministri. Mbyllja e tyre është për të mirën e familjeve shqiptare. Lojrat e fatit janë të dënuara me ligj edhe me fe. Ato i mësojnë dembelë dhe i shkatërrojnë njerëzit. Por të hapen sa më shumë vende pune që të punësohen njerëzit”- ka thene ai.

Nderkohe, vetem tri dite me pare, pasi u njoftua vendimi i qeverise, reagoi kryegjyshi me kete deklarate:

“U njoftuam nga mediat mbi iniciativën e fundit qeveritare lidhur me lojrat e fatit. Në këtë rast e shikojmë me optimizëm nismën, e cila i bashkohet vlerave të bektashinjve, për të ruajtur rininë dhe familjen tonë të pastër, larg veseve. Le të shpresojmë që nisma të tilla në dobi të shoqërisë të shtohen”.