Deklarata e forte e bere nga Edi Martini ne emisionin “Pressing” ku deklaronte se bojkoti i futbollisteve te Kamzes ne ndeshjen ndaj Partizanit ka qene i sajuar, per t’i hapur rruge te kuqve per te kompesuar tolerimin qe i bene sezonin e kaluar ne kurriz te Vllaznise, nuk mund te mos sillte reagimin e presidentit te Kamzes Naim Qarri.
Ne nje prononcim te dhene per “Panorama Sport”, numri 1 i ketij klubi eshte shprehur: “Edi Martini eshte nje borxhli. Gjithsesi, të vetmen gjë që mund t’i them është në formë kërkese. I bëj thirrje të bashkohet me Rilindjen këtë vit dhe të mbledhë sa më shumë vota, sepse Edi Rama ia hoqi edhe ato që kishte””.
Sipas Qarrit, nuk ka asgje te vertete ne ato çfare ka thene Martini, perkundrazi problemi ekziston dhe bojkoti i futbollisteve te tij ka qene i vertete.
Ne fakt, pakkush e beson kete gje. Vete Martini ka deklaruar se te gjithe futbollistet e Kamzes do te jene ne fushe sot ne ndeshjen e Kupes ndaj Vllaznise dhe po ashtu edhe te shtunen per kampionat.
Kjo polemike e nisur ne distance qe ne fund te sezonit te kaluar, duket se do te vazhdoje serish. Martini shpeshhere ka befasuar me deklaratat e tij edhe ngaqe eshte nje njohes i mire i futbollit shqiptar dhe e di se çfare ndodhe “mbi dhe nen rrogoz”. Dhe në fakt, kështu ka ndodhur. Futbollisti i njohur, përmes një postimi në Facebook-un e tij, i është përgjigjur presidentit të Kamzës, duke i kujtuar se vjen nga një familje e persekutuar, që ka vuajtur nga “biografia e keqe”.
“Zoti Qarri dua te them se flet perçart .vi nga nje familje e persekutuar brez mas brezi dhe se prindrit e mi kan vujtur si shumica e njerzve qe kan pase biografine e keqe.e dyta po te them se ne jetem time nuk kam perfituar nga partite aq me teper me rilindjen qe jena vite drite larg por gjithqka e kam ndertuar me djersen dhe gjakun tim sa i perket asaj tjetres po te them se ke info shume te gabuar gjithsesesi ju uroj te shpetosh Kamzen ket vit se po na afrojne zgjedhjet.”, ka shkruajtur Edi Martini.