Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë më 8 Dhjetor, qe kënaqësi të prisja në takimin e parë të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor të bashkisë Shkodër.
Diskutuam për çështjet që shqetësojnë rininë sot si dhe i garantova për mbështetje të plotë në iniciativat tyre. Bashkia Shkodër do t’i mbështesë të rinjtë me projekte konkrete.