Pas masakrës tragjike në Vlorë ku një person ekzekutoi me armë 8 të afërm të tij, ka ardhur edhe reagimi i parë nga politika. Është ish- politikani me përvojë Namik Dokle, ai që ka dhënë një “recetë” për parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda. Dokle shkruan në profilin e tij në Facebbok: “CFARE DUHET BERE PAS MASAKRES TRAGJIKE???
Lajm trondites! Masaker me tete te vrare. Tragjedi e madhe ne familjet e tyre. Dhimbje e pakufi per viktimat.
Cfare duhet bere pas kesaj?
1. Mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit.
2.Ligj i vecante kunder armembajtjes pa leje, me denim fiks, qe te mos mundet asnje gjyqtar ( i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) te beje “politike gjyqsore” korruptive.
3. Shperblim per cdo qytetar denoncues te krimit te armembajtjes pa leje.
4.Aksion policor dhe qytetar per dorezimin e armeve pa leje dhe kufizim i atyre me leje.
TE GJITHE BASHKE TE SHPETOJME JETE!”. /ShkodraWeb/