Një aksident me pasojë humbje jete ka ndodhur në aksin rrugor Morinë-Milot, pranë fshatit Reps.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy shtetas nga Kosovë, njëri me makinë dhe tjetri me motor, ku për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor Morinë-Milot, në fshatin Reps, mjeti me drejtues shtetasin F.N., banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një motor me drejtues shtetasin J.H., banues në Prizren Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.