![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/02/makine-kuqe-lezhe-aksident-permbys-2023-1024x536.jpg?x28643)
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë. Një automjet Benz me të cilin udhëtonte një grua, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllat në anë të rrugës, duke u përmbysur.
Si pasoje e aksidentit, ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e mjetit, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.