LSI ka nxjerrë shifrat e para lidhur me pjesëmarrjen në votimet brenda partisë, ku deri në orën 11:00 në 51 qendrat e votimit të zgjedhjeve kanë marrë pjesë 5435 anëtarë të kësaj force politike. Kryetarja e KQZ-së brenda LSI, Silva Caka, ka bërë me dije shifrat për secilin qark.
“Në qarkun e Dibrës kanë votuar deri më tani 179 anëtarë. Në Qarkun Lezhë kanë marrë pjesë deri më tani në zgjedhje 365 anëtarë. Në Shkodër 361 anëtarë. Në Kukës 107 anëtarë. Në Qarkun e Elbasanit kanë votuar 504 anëtarë. Në qarkun e Beratit hedhur votën e tyre 347 anëtarë. Në Qarkun e Tiranës kemi 1258 anëtarë që kanë shprehur vullnetin e tyre.
Në Qarkun e Fierit 546 anëtarë ndërsa në Qarkun Durrës 457 anëtarë. Në Qarkun e Gjirokastrës 306 anëtarë kanë marrë pjesë në zgjedhje. Në Qarkun e Vlorës janë paraqitur deri më tani 512 anëtarë në qendrat e votimit. Ndërsa në Qarkun e Korçës janë regjistruar 495 anëtarë që kanë votuar deri më tani”, ka thënë znj. Caka.