Delegacioni nga Komisioni i Venecias, si një mision fakt mbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale ka zhvilluar takimin e pare me perfaqesuesit e opozites. Ne takim kane qene ish deputeti i PD-se, Oerd Bylykbashi dhe ish deputetja e LSI-se, Klajda Gjosha. Ne nje prononcim per mediat, ata kane thene pas takimit me delegacionin se kjo eshte nje loje e turpshme e shumices dhe e parlamentit.
“Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias në lojën e tij të turpshme për të kapur të gjithë pushtetet përfshi dhe Presidentin e Republikës”- tha Bylykbashi.