Llesh Marsshi, i ekzekutuar nga regjimi komunist, eshte shpallur sot “Nderi i Qarkut te Shkodres”. Ne nje ceremoni te organizuar nga Keshilli i Qarkut Shkoder dhe familja Marashi ne mjediset e kinema “Millennium”, kane marre pjese autoritete vendore, deputete, drejtues te Shoqates se ish- te Persekutuarve, figura te njohura publike etj.
Oratore qe kane marre fjalen ne kete tubim, kane percjell nje imazh krejt tjeter per Llesh Marashin nga portreti qe kishte ndertuar diktatura. Ai ishte nder te paret, qe duke pare rrezikun qe vinte nga instalimi i komunizmit ne Shqiperi, iu kundervu edhe me arme, si nje nga udheheqesit e Kryengritjes Antikomuniste te M. Madhe.
Ne fund te takimit, kryetarja e Keshillit te Qarkut Shkoder Greta Bardeli u dorezoi te afermve te Llesh Marashit titullin e larte “Nderi i Qarkut Shkoder”, pas vdekjes.