Lëvizje të befasishme te Laçi, ikën trajneri Sulejman Starova dhe rikthehet në pankinë Armando Cungu. Zbulohet se drejtuesit kurbinas kanë vendosur sot të ndërpresin marrëveshjen me Starovën, ndërkohë që menjëherë kanë nxitur për të vënë në krye shkodranin. Mesa duket ka qenë një skenar i cili prej kohësh përflitej dhe më në fund është konkretizuar.