
Eshte zyrtarizuar nje liste e asaj cfare mund te konsiderohet anti- Basha ne Partine Demokratike. Duket se lista eshte e shtrire ne disa dege, mes te cilave edhe dega demokrate e Shkodres. Burime Brenda strukturave bejne me dije se kjo levizje ka nje perkrahje te gjere. Nje pjese e emrave jane mjaft te njohur, publike dhe ish- drejtues e perfaqesues te PD-se ne nivel lokal e qendror. Megjithate, per momentin ata nuk kane vendosur te dalin publikisht. Interesante eshte edhe mosperfshirja, te pakten ne kete start te levizjes e Jozefina Topallit, tashme haptas kundershtare e Bashes ne PD.
Nga kryesia aktuale e PD-se Shkoder rezulton i konfirmuar vetem emri i Ervin Gjini, i cili aktualisht eshte punonjes ne Bashkine Shkoder ndersa me heret ka qene drejtor i asaj cfare sot emertohet Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare Shkoder. Mbase eshte shpejt te flitet, por Gjini eshte treguar mjaft i guximshem qe ka pranuar te identifikohet ne nisje te kesaj levizje, teksa historia e re e 25 viteve te fundit ka pare edhe ndeshkime te atyre qe kane guxuar te dalin jashte “vijes se partise”, qofte ne PD, PS apo ndonje subjekt tjeter. Urojme qe pozicionimi politik i Gjinit brenda PD-se si pjese e levizjes anti- Basha, te mos i krijoje probleme ne punen e tij te perditshme si punonjes i Bashkise Shkoder.
Eshte e qarte se kjo levizje synon te riktheje “zgjedhjet” si institucion brenda PD-se. Madje, flitet edhe per nje “ultimatum” qe i jeper kryetarit Basha per organizimin e zgjedhjeve brenda rradheve. Nga ana tjeter, ka nisur edhe nje perballje me terma, e cila mund te pershfaqet edhe ne publik. Strukturat zyrtare te PD-se ne qender e ne baze, kane nisur ti quajne perkrahesit e listes anti- Basha si “tradhetaret”. Nderkohe, vete keta preferojne te veteshpallen si “qendrestare” ne PD. Pritet qe ne ditet ne vijim, ne forme reaksioni zinxhir, ne te gjitha deget e PD-se ne zyrtarizohen perfaqesuesit e kesaj levizje, edhe permes takimeve te turit te paralajmeruar tanime ne mbare Shqiperine. Eshte me interes te shihet se cfare “shtrati” do te gjeje kjo levizje ne Shkoder, si nje bastion historik i PD-se zyrtare, edhe ne ditet e saj me te veshtira. /ShkodraWeb/
Lista e shpallur deri tani:
Besnik Mustafaj, Gent Malko, Endira Bushati, Valbona Mezini, Ridvan Bode, Igli Cara, Ardian Kollozi, Keltis Kruja, Majlinda Bregu, Sherefedin Shehu, Agron Musaraj, Rrajmond Hoxha, Eleina Qirici, Bislim Ahmetaj, Ibsen Elezi, Grigels Muçollari, Leonardi Olli, Andi Përmeti, Ermira Qosja, Gent Minarolli, Armand Teliti, Gjergji Papa, Zihni Tollozhina, Astrit Patozi, Zana Guxholli, Ilir Kaduku, Julian Deda, Kozma Dashi, Fabian Topollaj, Ndue Paluca, Atird Hoxha, Kristi Bello, Gezim Pani, Elmi Allmuça, Parid Teferiçi, Demir Gjana, Fatjon Bathorja, Genta Boksi, Gjovalin Bzheta, Estela Kondura, Iriat Hyka, Arbjola Halimi, Ibrahim Bajrami, Bedri Hoxha, Guri Tatari, Lekë Gjoni, Vasillaq Ngresi, Ramazan Roboçi, Ramadan Hoxha, Ardian Shkelqimi, Artur Shehu, Ervin Gjini, Bedri Luku, Juela Meçani, Alesia Reçi, Pashk Gjoni, Albert Jorgji, Zekri Piciri, Mirgen Lata, Ermir Gjeta, Aranit Leka, Paulin Papleka, Hysni Kërçiku…