Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i ka bërë thirrje politikës që të lënë pas lojërat dhe të realizojnë Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore.
“SHBA duan të njëjtën gjë që do populli shqiptar. Duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë, i aftë. SHBA-të duan që të jeni pjesë e familjes europiane, por nuk mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore dhe pa reformë në drejtësi.
Këto të dyja nuk janë diçka për të bërë pazare. Janë domosdoshmëri. Ka ardhur koha të reshtet së bëri lojëra dhe të realizoni Reformën në Drejtësi, të realizohet Reforma Zgjedhore, ashtu si drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe ashtu si SHBA dhe populli shqiptar presin”, tha ambasadorja Kim.