Përplasja në mes klubit Vllaznia dhe kompanisë zviceriane “Gea Sport” ende nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare. Gjyqi i rradhës për ta do të zhvillohet më 11 tetor. Kjo është bërë e ditur nga administratori i klubit shkodran Astrit Gjyrezi i cili shpreson që po këtë datë Gjykata të marrë vendimin e duhur.
Pikësëpari për të zhbllokuar llogaritë dhe më pas, pse jo do të jetë klubi Vllaznia ai që do të kërkojë dëmshpërblim për gjithë këtë problematikë të krijuar nga kjo kompani fantazëm. “Gea Sport” mori menaxhimin e KF Vllaznia në korrik të vitit 2014 por brenda atij viti, kjo kontratë u ndërpre nga Bashkia Shkodër sepse zvicerianët nuk u treguan korrekt në zbatimin e saj duke mos lëvruar asnjë lekë në numrin e llogarisë së klubit. Por ndërkohë, në mënyrë krejt të pakuptimtë, “Gea Sport” çon në Gjykatën e Arbitrazhit shkodranët dhe me fatura të sajuara fiton pjesërisht të drejtën duke përfituar rreth 75 mijë euro. Natyrisht që drejtuesit e Vllaznisë dhe ata të Bashkisë Shkodër janë çuditur me një vendim të tillë dhe e kanë çuar sërish në Gjykatë dhe tashmë duhet pritur 11 tetor për të mësuar zhvillime të reja në lidhje me këtë çështje. /shkodrasport/
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!