Sapo është mësuar se 12- vjeçarja gjermane, e deklaruar e humbur dje në pogradec, është rikthyer pranë familjes. Më herët policia njoftonte se Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani nuk gjendej. Policia kërkoi ndihmë për të gjetur vajzën duke publikuar edhe të dhënat e saj. “Në momentin e largimit ajo ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara. Vajza zotëron vetëm gjuhën gjermane.”, thuhej në njoftimin e policisë. Fatmirësisht, vajza tashmë është pranë familjes së saj.